Nasim Haradinaj i ankohet gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve

15:44 | 29 Shtator 2020

Haradinaj ankohet para Gjykatës se nuk ia lanë numrat e familjarëve.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Nasim Haradinaj është paraqitur sot para gjyqtarit të procedurës paraprake, raporton Gazeta Express.

Ai tha se familja e tij nuk e kanë ditur se ka arritur mirë në Hagë dhe se për arrestimin e kanë kuptuar nga mediat.

“Pas tri-katër ditë e kanë marrë vesh familja qe kam arritur mirë në Hagë. Për arrestim e kanë marrë vesh nga mediat”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se nuk ia kanë lënë numrat e familjarëve, ndonëse ai i ka pasur ata në telefonin e tij personal.

Ai tha se nuk ka biseduar me familjarët e tij deri mbrëmë.

Haradinajt pasi që iu është kërkuar të bëjë prezantimin, i janë lexuar edhe akuzat.

“Frikësim gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë të procedurave”, ka bërë të ditur gjyqtari.

Nasim Haradinaj u arrestua më 25 shtator në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara nga një gjykatës i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Komento: