‘Nata e Kadrit’, Fjolla Morina shfaqet me mbulesë dhe ka disa fjalë për Ramazani

10:41 | 17 Prill 2023

Fjolla Morina merr vëmendje me fotografitë e reja e mbuluar me shami

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e ka dëshmuar se është një praktikuese e fesë islame.

Ajo agjëron tash e disa vite, ndërkohë që edhe në fillim të këtij Muaji të Shenjtë e ka treguar një gjë të tillë.

Artistja së fundmi ka shpërndarë disa fotografi të reja në rrjete sociale, ku shihet e mbuluar me shami.

“Këto ditët e fundit të muajit të madhërishëm ta arrijmë natën e Suratu Al-Kadër Elhamdulilah”, ka shkruar ajo.

37-vjeçarja këtë kohë ka qenë shumë e diskutuar në faqet rozë e showbizin shqiptar.

Kjo pasi javë më parë publikoi disa fotografi e video në një gjendje të rënduar emocionale.

Ajo në një live në Instagram hodhi akuza duke zbuluar detaje nga lidhjet e mëparshme përfshirë edhe ish-partnerin e saj, Fisnik Sylën.

Komento: