Ndahen 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut

13:29 | 05 Qershor 2020

Qeveria e Kosovës ndan 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut.

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 25 mijë euro për familjen e Agon Musliut, 26 vjecarit nga Komuna e Gjilanit që vdiq në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në konvikte.

Ky vendim u votua nga të gjithë ministrat, derisa u propozua nga Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

“Ministria e Financave propozon qeverisë ndarjen e shumës financiare në vlerë prej 25 mijë euro për të përkrahur familjen e të ndjerit”, ka thënë Bajrami.

Agon Musliu ka ndërruar jetë në rrethana tragjike gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë në Qendrën e Studentëve, pas kthimit nga Gjermania.

Komento: