Ndahen përfundimisht Andi dhe Melisa, kjo e fundit shpërthen me postime në rrjetet sociale

16:39 | 09 Mars 2022

“E penduar deri në pikë të fundit”

Andi dhe Melisa ishin çifti i vetëm që i rezistuan PërPuthen, por mesa duket sapo ka ardhur ndarja e tyre.

Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram.

“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.

Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram. Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.

Ata paten premtuar se do të jenë pranë njëri-tjetrit deri në vdekje.

Komento: