Ndahet nga e fejuara Arbër Zeneli, këto imazhe flasin gjithçka!

11:23 | 12 Janar 2021

Arbër Zeneli duket se i ka dhënë fund lidhjes së tij disavjeçare me Majlinda Hodën.

Në fakt, ylli kosovar me gjasë është ndarë nga e fejuara e tij, shkruan Gazeta Express.

Të paktën rrjetet sociale të dërgojnë në këtë pistë pasi mesfushori kosovar i ka fshirë të gjitha fotografitë që i kishte në Instagram me të fejuarën e tij.

Madje, numri 10 i Kosovës ia ka hequr edhe “follow”-in tashmë ish të fejuarës së tij dhe njëjtë ka vepruar edhe ajo.

25 vjeçari i kishte dhënë fund beqarisë në muajin qershor të vitit 2019 duke e postuar një fotografi ku shkruante: “Ajo tha po!”.

Megjithatë, kur pritej që futbollisti i Reimsit të njoftonte për një martesë eventuale, Zeneli tash e sheh veten beqar sërish.

Zeneli ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Kosovës në vitet e fundit.

Komento: