Ndalet teleferiku në Brezovicë

16:16 | 31 Dhjetor 2021

Ndalet teleferiku në Brezovicë

Adhuruesit e resortëve dimërore e të skijimit, këtë fundjavë nuk do të munden ta shfrytëzojnë teleferikun në Brezovicë.

Nga data 1 dhe 2 janar do të jetë jashtë funksionit për shkak të fiskalizimit të kompanisë së qendrës së skijimit Brezovica.

“Për shkak të fiskalizimit të kompanisë së qendrës së skijimit Brezovica, teleferiku nuk do të funksionojë në fundjavë”, kështu thuhet në njoftimin e tyre.

Teleferiku në Brezovicë është një ndër atraksionet më të vizituara, sidomos tani me ardhjen e mërgimtarëve në Kosovë për festat e fundvitit.

Komento: