Ndalimi i prodhimit të kriptovalutave në Kosovë bëhet lajm nëpër botë

18:10 | 04 Janar 2022

Vendimi i Kosovës për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave lajm nëpër botë.

Sot Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohet prodhimi i kriptovalutave në vend. Një vendim i tillë i bërë publik nga ministrja Artane Rizvanolli është bërë lajm edhe nëpër botë.

“Coin Desk” një platformë që ka 2 milionë e gjysmë ndjekës, raporton se si Kosova ka vendosur të ndalojë prodhimin e kriptovalutave si rezultat i krizës me energjinë elektrike.

“Kosova lëviz drejt ndalimit të prodhimit të kriptove derisa përballet me krizën energjetike”, shkruan “Coin Desk”.

Komento: