Ndalohen dy persona për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpërlarje të parave

15:39 | 13 Qershor 2024
ndalohen-dy-persona-per-hyrje-ne-sistemet-kompjuterike,-mashtrim-dhe-shperlarje-te-parave

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ndaluar sot dy të pandehur për 48 orë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale: Hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrimi, si dhe shpërlaja e parave.

Lidhur me këtë rast janë sekuestruar mjete materiale prej 1.000 euro, pajisje elektronike, si dhe dy vetura.

Komento: