
Mediat serbe më herët raportuan se në pikëkalimin kufitar në Jarinje është ndaluar një furgon me dinar të cilët janë destinuar për serbët që jetojnë në Kosovë.
FrontOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës e cila në përgjigjen e saj ka deklaruar se në pike kalimin kufitar të Jarinjes janë paraqitur disa persona që pretendojnë se përfaqësojnë, “Komercijalna Banka”, e cila tashmë ka shuar aktivitetin e saj në Kosovë. Këta persona janë interesuar për lëvizjen e parave të gatshme, të njëjtit janë udhëzuar që të ndjekin njoftimet e BQK-së derisa poashtu Dogana e Kosovës zbaton normat e njëjta ligjore./FrontOnline/