Ndërprerja e rrymës, KEDS thotë se po punojnë me kapacitete të kufizuara – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërprerja e rrymës, KEDS thotë se po punojnë me kapacitete të kufizuara

22:20 | 21 Nëntor 2020

KEDSthotë se po punojnë me kapacitete të kufizuara.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike (KEDS) ka njoftuar se janë duke punuar me kapacitete të kufizuara deri në furnizimin e plotë me energji elektrike ndaj të gjithë konsumatorëve.

KEDS-i përmes Facebook, thotë se kjo po ndodhë për shkak të ngarkesave momentale që po i rrezikojnë asetet e KOSTT-it.

“KEDS po bën të pamundurën që të kthej sa më parë furnizimin me energji elektrike për të gjithë konsumatorë. Me dhjetëra ekipe të KEDS janë në terren duke punuar pandërprerë në mënyrë që të gjithë konsumatorëve tu kthehet furnizimi me energji elektrike”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.

Në anën tjetër, KOSTT-i ka njoftuar se që nga mbrëmja e së premtes, ekipet e tyre dhe të KEDS-it kanë dalë në terren për verifikimin e prishjeve dhe rregullimin e tyre.

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë është raportuar për mbi 12 orë mungesë të rrymës. Në total, prishjet kanë rezultuar qe më shumë se 20 orë.

Komento: