Ndërpritet kampionati pas konfirmimit të 14 futbollistëve me koronavirus

23:14 | 13 Korrik 2020

Konfirmohen 14 futbollistë me virusin e njohur si Covid-19, ndërpritet kampionati.

Kampionati rajonal, Santa Catarina në Brazil, filloi me datë 8 korrik, me sfidën mes Chapecoense dhe Avai. Vendasit fituan me rezultatin e pastër 2-0 dhe nesër, planifikohej të luhej ndeshja e kthimit në fushën e Avai.

Por “bomba” plasi 24 orë para fillimit të kësaj sfide kthimi. Sot, u konfirmua nga një deklaratë zyrtare se 14 futbollistë të Chapecoense, kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus.

Si pasojë, kampionati rajonal Santa Catarina, është anuluar. Brazili është vendi më i prekur nga Koronavirus në Amerikën Latine, me plot 42 mijë të prekur dhe gati 500 të vdekur. Santa Cantarina është ndërprerë për momentin dhe ditët e ardhshme, do të ketë një njoftim nëse do të rifillojë apo të ndërpritet totalisht.

Komento: