Ndërron jetë drejtori i Real Madrid – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndërron jetë drejtori i Real Madrid

11:27 | 23 Dhjetor 2018

Futbolli spanjoll ka mar një lajm shumë të keq.

Real Madridi ka konfirmuar se ka ndërruar jetë një prej drejtorëve të klubit, Luis Heras Aguado.

Aguado ishte një prej drejtorëve të bordit që nga viti 2000 në klubin mbretëror.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e përshkroi Aguadon si “mikun e tij më të mirë”.

“Angel Luis Heras Aguado ishte pjesë kyçe e bordit të drejtorëve që nga viti 2000”.

“Ai ishte anëtar i Real Madridit për 62 vjet dhe ai është shembull i përkushtimit dhe besnikërisë në klub”.

“Përkushtimi i tij dhe puna e madhe përgjatë viteve na ndihmuan që të mbajmë klubin duke u rritur dhe të formësuar në atë që është sot, një brend në botën e sportit”.

“Humbja e tij është një humbje e madhe për Real madridin dhe të gjithë që janë të lidhur me klubin. Unë kam humbur shokun tim më të mirë”, shkruan në një komunikatë në emër të presidentit Perez.

Real Madridi rikthehet në aksion sonte kur do ta kërkojë Kupën e Botës për Klube ndaj skuadrës Al Ain.

Komento: