Ndërron jetë një 81-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet për vdekjen e tij

17:49 | 08 Prill 2023

Vdes një 81-vjeçar në Mitrovicë, policia nis hetimet për vdekjen e tij.

Një 81-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë këtë të shtunë.

Rastin për Klankosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti bëri të ditur se me leje të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e vdekjes, njofton Klankosova.tv.

“Sot rreth 13:20 policia në Mitrovicë, ka pranuar informatën se në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 81 vjeçar. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet si dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, u shpreh Zahiti.

Komento: