Ndërron jetë një zyrtare e LDK-së

12:07 | 27 Maj 2020

Edhe një zyrtar i LDK-së ka ndërruar jetë.

Ka vdekur në moshën 65 vjeçare, aktivistja e LDK-së në Prizren, Xhyle Krasniqi. Siç bëhet e ditur, e ndjera Xhyle Krasniqi, ka humbur betejën nga një sëmundje e rëndë me të cilën po përballej një kohë të gjatë.

LDK dega në Prizren ka shprehur ngushëllime me rastin e ndarjes nga jeta të aktivistes së tyre të kamotshme, doktoreshës Xhyle Krasniqi.

“Xhyla, ishte aktiviste e devotshme dhe e përkushtuar që nga ditët e para të themelimit të Lidhjes Demokratike në Prizren. Do të mbahet mend si një grua e jashtëzakonshme me vlera të larta njerëzore, e dashur dhe punëtore, familjare e përkushtuar, mike dhe kolege e sinqert dhe veprimtare e brumosur me dashuri për atdheun. LDK e Prizrenit ju shprehë ngushëllime të sinqerta familjes Krasniqi, kolegëve mjekë të së ndjerës, farefisit të saj dhe gjithë Prizrenit. Bashkëndjejmë me ju!”, ka thënë Anton Quni.

Komento: