Ndërron jetë pjesëtari i Policisë së Kosovës

10:13 | 11 Prill 2023

Vdes pjesëtari i Policisë së Kosovës.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Besnik Deliu ka ndërruar jetë.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Sipas njoftimit, thuhet se Sindikata e Policisë së Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve të policisë.

“Telegram ngushëllimi,

Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të policisë Besnik Deliu, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta!

Imer Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës”, shkruhet në status.

Komento: