Ndeshja e madhe të Kupës së Botës, këta janë gjyqtarët shqiptarë që do të ndajnë drejtësinë

21:50 | 26 Mars 2021

Mësohen gjyqtarët.

UEFA ia ka besuar ndeshjen e parakualifikimeve për Botërorin e Katarit 2022 ndërmjet Armenisë dhe Islandës katër gjyqtarëve shqiptarë.

Gjyqtari, Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në ndeshjen eliminatore mes Armenisë dhe Islandës, e cila do të zhvillohet ditën e diel, duke filluar nga ora 18:00

Ndihmës të Jorgjit do të jenë Ridiger Çokaj, dhe Rejdi Avdo, teksa arbitër i katërt do të jetë Juxhin Xhaja.

Kujtojmë se Jorgji, ndau drejtësinë edhe në miqësoren ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë, që ‘Dardanët’ e fituan me rezultatin final në 4:0.

Komento: