Ndeshja kundër Barcelonës, tifozët e Napolit marrin lajmin e madh

23:27 | 05 Mars 2020

Para ndeshjes kundër Barcelonës, tifozët e Napolit kanë marrë lajmin e madh.

Barcelona dhe Napoli duket se janë duke shitur bileta për ndeshjen e Ligës së Kampionëve, e cila luhet më 18 mars.

Përkundër përhapjes së Coronavirusit në Itali, duket se tifozët e Napolit do të lejohen të futen në ‘Camp Nou’, për ta përkrahur skuadrën e zemrës.

‘Sportmediaset’ shkruan se biletat për ndeshjen Barcelona – Napoli janë në shitje përmes faqes zyrtare të skuadrës spanjolle, kurse faqja e Napolit ka konfirmuar se biletat dalin në shitje të mërkurën.

Coronavirusi nuk është shumë i përhapur në Italinë jugore, në Napoli, dhe me këtë gjë në mendje, tifozët duket se do të lejohen të udhëtojnë drejt ‘Camp Nou’.

Kujtojmë se ndeshja e parë e luajtur në ‘San Paolo’ përfundonte 1:1. Gjithçka do të vendoset në ‘Camp Nou’.

Komento: