Ndeshja kundër Bolognas, Pioli bën këto ndryshime në formacion

09:28 | 23 Tetor 2021

AC Milan, do të përballet sot me Bologna-n në xhiron e 9-të të Serie A dhe pas humbjes nga Porto, ata duan të rikthehen me fitore.

Ata janë aktualisht në 22 pikë dhe kështu mund të vazhdojnë fillimin e tyre fantastik në sezonin e ligës, përcjell ORAinfo.

Sipas MilanNews, Stefano Pioli pritet të bëjë dy ndryshime në formacion që pamë kundër Portos në mesjavë. Ndryshimi i parë do të bëhet në treshen sulmuese, pasi Samu Castillejo do të ketë një shans që në fillim. Spanjolli ishte i suksesshëm ndaj Veronës dhe ndoshta e meriton këtë.
Zlatan Ibrahimovic aktualisht është përpara Olivier Giroud në garë dhe kjo bën dy ndryshime.

Ndryshe nga raportimet e mëparshme, duket se Simon Kjaer do të mbajë vendin e tij në zemër të mbrojtjes, me Alessio Romagnolin që do të startojë sërish në pankinë.

Është një formacion mjaft i fortë, pavarësisht mungesave të shumta, por do të jetë një lojë shumë e vështirë për kuqezinjtë.
Formacioni i mundshëm Milan XI (4-2-3-1): Tatarusanu; Kalabria, Kjaer, Tomori, Ballo-Touré; Tonali, Bennacer; Castillejo, Krunic./ORAinfo/

Komento: