Ndeshja Milan – Bologna, këto janë formacionet zyrtare

19:44 | 06 Maj 2019

Do të zhvillohet ndeshja mes Milanit dhe Bolognas, e për këtë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Në kuadër të xhiros së 35-të, Milan do të ketë mundësi që të mbaj gjallë shpresat për një vend në garat evropiane.

Tri pikët në përballjen me Bolognan do ta gjenin Milanon në pozitën e 5-të me 59 pikë, po aq sa ka edhe Roma, shkruan lajmi.

Skuadra e Gattuso shihet favorite në këtë takim ku përballë do të ketë Bolognan e vendit të 15-të.

Ndeshja do të luhet në ‘San Siro’, me fillim nga ora 20:30.
Më poshtë u sjellim formacionet zyrtare të dy skuadrave për këtë ndeshje.

Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Zapata, Rodriguez; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu

Bologna: Skorupski; Calabresi, Danilo, Lyanco, Dijks; Pulgar, Poli; Orsolini, Svanberg, Sansone; Palacio

Komento: