Ndeshja ndaj Crystal Palace, Chelsea me tre mungesa të mëdha

15:44 | 06 Korrik 2020

Tre mungesa të mëdha për Chelsean para ndeshjes me Crystal Palace.

Përpara ndeshjes me Crystal Palace, Chelsea ka konfirmuar tre probleme me lojtarët.

Fikayo Tomori, Mateo Kovacic dhe N’Golo Kante pritet të mungojnë në ndeshjen e ardhshme.

Këtë e ka konfirmuar vetë skuadra londineze përmes rrjeteve sociale.

“Kante nuk do të jetë në skuadër, ai ka një dëmtim të nivelit të ulët hamstring, kështu që do të jetë një javë jashtë. Kovacic stërvitet sot por gjithashtu do të jetë i padisponueshëm nesër, siç do të jetë Tomori”, ka shkruar Chelsea.

Chelsea është në vendin e katërt në tabelë me 57 pikë, vetëm dy më shumë se Manchester United.

Komento: