Ndeshja ndaj Getafes, Zidane lë jashtë yjet e mëdha

19:07 | 14 Shtator 2020

Odegaard nuk ftohet nga Zidane për ndeshjen ndaj Getafes.

Sipas asaj që raporton COPE, Zinedine Zidane nuk do të llogarisë në Odegaardin për sfidën miqësore që Real Madridi do ta zhvillojë të martën me Getafen nga ora 21:00.

Jashtë do të jenë edhe Hazard, Bale, Asensio, Jovic, Mariano, të gjithë me shqetësime, derisa Lucas Vasquez ka marrë një ofertë të majme nga Katari.

Të futarit raportohet të jenë; Courtois, Lunin, Altube, Carvajal, Militao, Ramos, Mendy, Nacho, Varane, Marcelo, Odriozola, Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Mayoral, Benzema, Vinicius, Rodrygo, Miguel Gutiérrez, Marvin, Latasa, Hernández, Blanco, Arribas dhe Dotor.

Komento: