Ndeshja ndaj PSG-së, Koeman jep një deklaratë të papritur për Messin

23:56 | 13 Shkurt 2021

Koeman: Messi është i lumtur, ndeshjen me PSG-në e shoh si të barabartë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur i kënaqur me skuadrën pas fitores ndaj Alaves.

Messi shkëlqeu me dy gola, poashtu edhe Trincao shënoi dy dhe në fund Firpo i cili shënoi golin e pestë për skuadrën katalunase, transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Barçës, Ronald Koeman, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e skuadrës ku theksoi se ata nuk ndihen inferiorë ndaj PSG-së dhe se janë gati për përballjen në mesjavë.

‘Stafi im më tha se goli i Messit nuk ishte pozitë jashtë loje, por e lëmë me kaq sepse gjithmonë po flasim për VAR-in’, tha ai.

‘Jemi në një moment mjaft të mirë, e shoh ndeshjen me PSG-në si të barabartë’, tha Koeman.

‘Messi është i lumtur, ka dëshirë që të fitojë ndeshjen me PSG-në dhe ne kemi nevojë për të dhe për të gjithë lojtarët që të jenë në momentin më të mirë të tyre’, përfundoi Ronald Koeman

Komento: