
Ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet në stadiumin e Sevillas.
Federata e Kombëtares së Spanjës ka konfirmuar stadiumin ku do zhvillohet përballja me Kosovën.
Kosova është në grupin B në kualifikimet për Botëror, derisa në ndeshjen e parë do takohen me Suedinë, pastaj janë mysafirë i Spanjës.
Flitej që ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës të zhvillohet në një terren neutral ngase dy shtetet nuk njihen.
Mirëpo, Federata e Spanjës ka konfirmuar se ndeshja me Kosovën do zhvillohet në stadiumin e Sevillas “La Cartuja”.
Ndërkohë, kujtojmë se kjo ndeshje do zhvillohet me 31 mars 2021.
