Ndëshkohen bizneset e Gjilanit për mospërputhshmëri të çmimeve

16:09 | 16 Tetor 2023
ndeshkohen-bizneset-e-gjilanit-per-mosperputhshmeri-te-cmimeve

Komuna e Gjilanit ka njoftuar për ndëshkimin e bizneseve të cilat janë verifikuar që kanë mospërputhshmëri të çmimit raft-arkë.

“Inspektorët e tregut nga Drejtoria e Inspekcionit në Gjilan kanë vazhduar me ndëshkime ndaj biznesit i cili nuk ka përputhshmëri të çmimit raft-arkë”, thuhet në njoftimin e komunës.

Sipas këtij njoftimi, drejtoresha e Inspekcionit, Entela Hyseni, ka theksuar se do të merren masa ndaj të gjithë atyre bizneseve të cilat  dëmtojnë qytetarin e komunës së Gjilanit, me masa të tilla ndëshkuese.

Komento: