Ndihmë e madhe nga Mane, ndërton një spital në këtë vend

19:40 | 01 Prill 2020

Manë ka dhënë një ndihmë të madhe, duke ndërtuar kështu një spital.

Sadio Mane vlerësohet si një nga humanistët më të mëdhenj në botën e futbollit, duke dhuruar jo pak për vendin e tij të lindjes, Senegalin.

Ylli i Liverpool ka ndihmuar në vendin e tij për ndërtimin e shkollave dhe shumë mjediseve tjera.

Tani Mane, po ndërton një spital të madh në qytetin e tij të lindjes, ku do të trajtohen gjithashtu pacientët me COVID-19.

Lajmi është bërë i ditur agjenti i tij, Bjorn Bezemer.

Ky spital do të kushtojë 3.5 milionë dollarë, dhe Mane do të paguajë të gjitha shpenzimet.

Bezmer vuri në dukje se janë përshpejtuar punimet për të trajtuar pacientët me COVID-19.

Komento: