Në praninë e shumë qytetarëve, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka ndezur dritat dekorative dhe Pemën e Vitit të Ri për festat e fundvitit.
Kryetari Ahmeti ka thënë se me afrimin e fundit të vitit, ne kemi stolisur qytetin tonë të dashur me drita dekoruese, duke e shëndërruar atë në një vend mahnitës.
“Dekorimi na sjell ngjyra, ngrohtësi e mbi te gjitha dashuri e shpresë dhe na mbush me gëzim dhe pritje. Duke uruar qytetarët për festat e fund vitit dua të falënderoj e të shpreh mirënjohje të lartë për bashkëpunimin dhe kontributin gjatë vitit duke ndërtuar kështu çdo ditë e më shumë qytetin tonë”