Ndodh “çmenduria”, ja ku po transferohet Coutinho

12:28 | 27 Dhjetor 2019

Philipe Coutinho, mundet sërish të kthehet sërish në Premier League.

Klubi i njohur anglez, Chelsea po peshon një lëvizje për mesfushorin krijues të Barcelonës, Philippe Coutinho.

Coutinho aktualisht është i huazuar te Bayern Munichu nga Barcelona dhe Bavarezët po mendojnë rreth planeve për nënshkrimin e tij të përhershëm.

Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, nëse gjigantët gjermanë vendosin të mos e blejnë braziliani, Chelsea po pret krahëhapur për ta rrëmbyer atë.

Chelsea është i “armatosur deri në fyt” prej të paktën 150 milionë pasi ka shitur yllin e tyre, Eden Hazard te Real Madrid në korrik dhe tani mund të transferojnë pas heqjes së embargos së transferimeve nga FIFA.

Blutë kanë admiruar prej kohësh Coutinhon dhe dështuan transferimin e tij këtë verë falë pezullimit të tyre.

Komento: