Ndodh e papritura, ky ekip e kontakton Interin për Martinezin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndodh e papritura, ky ekip e kontakton Interin për Martinezin

17:42 | 27 Korrik 2021

Arsenali e ka kontaktuar Interin për sulmuesin Lautaro Martinez, shkruan “The Telegraph” të martën.

Raportohet se argjentinasi është në mesin e lojtarëve që i ka në listë trajneri Mikel Arteta.

Bëhet e ditur se gjasat janë më të mëdha që Martinezi të largohet nga Interi para Romelu Lukakut, që po ashtu po kërkohet nga gjigantët anglez.

Interi nuk i ka fshehur problemet financiare dhe ka nevojë që të arkëtojë sa më shumë mjete nga shitja e lojtarëve.

Gjatë kësaj vere, klubi italian e ka shitur Achraf Hakimin te PSG-ja për 60 milionë euro plus 11 bonuse.

Por, ky nuk pritet të jetë ylli i vetëm që mund të largohet nga skuadra italiane.

Kontrata me Interin Martinezit i skadon në verën e vitit 2023.

Agjenti i lojtarit ka qenë në negociata me drejtuesit e Interit, por që nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës. Ai vazhdimisht ka thënë se nuk do të nguten.

24-vjeçari Martinez ka klauzolë lirimi prej 111 milionë eurosh, që është e vlefshme vetëm për klube jashtë Italisë, por ai mund të shitet edhe për 90 milionë euro.

Për Lautaro Martinezin vazhdimisht është raportuar se nëse do të largohet nga Interi, do të kalojë te Barcelona.

Komento: