Ndodh e papritura! Pogba te gjiganti italian

09:01 | 05 Janar 2020

Paul Pogba mund të transferohet tek gjiganti Italian, Inter

Mesfushori francez i Manchester United me gjasë nuk do ta ketë të gjatë aventurën e tij në ‘Old Trafford’.

Në Britani të Madhe thonë se karriera e lojtarit tek United është e përfunduar, dhe tashmë emri i tij lidhet me shumë skuadra.

Së fundmi, ‘Mirror’ shkruan se Man United janë gati të lejojnë Pogba të ikën drejt Inter, me shpresën se ata marrin shërbimet e Lautaro Martinez, transmeton lajmi.

Pogba preferon të kthehet në Itali më shumë sesa të lëvizi drejt Spanjës, kurse ‘Djajtë e kuq’ duan të mbushin arkat nga ai.

Inter tashmë kanë kaluar Juventusin dhe shihen si favoritët për të nënshkruar me mesfushorin, por ata ndoshta do të duhet të heqin dorë nga një yll i madh.

Komento: