Ndodh e papritura, prishet përfundimisht shoqëria mes Efit dhe Mikelës

22:13 | 02 Qershor 2023

Prishet përfundimisht shoqëria mes Efit dhe Mikelës?

Mikela Pula dhe Efi Dhedhes njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë.

Pas finales së ”Big Brother Vip Albania’’ vajzat nuk po shihen më bashkë si më parë. Kjo bëri që të flitet për prishje të raporteve.

Deri sot nuk ka pasur ndonjë reagim nga vajzat, por ka qenë Mikela që më në fund tha fjalën e saj rreth këtyre thashethemeve.

Ajo postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Ndërkohë në një video live në Instagram Mikela tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë. “Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt”, tha Mikela.

Komento: