Ndodh edhe kjo: Shoferi dënohet me 150 euro gjobë pasi piu ujë derisa po voziste – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Ndodh edhe kjo: Shoferi dënohet me 150 euro gjobë pasi piu ujë derisa po voziste

12:41 | 12 Tetor 2019

Shoferi dënohet me 150 euro gjobë pasi piu ujë derisa po voziste.

Një shofer është gjobitur pasi piu ujë në një shishe plastike, ndërsa drejtonte automjetin gjatë një prej ditëve më të nxehta të vitit.

Brock Harris, nga Beaudesert të Australisë, u ndal kur po afrohej te shtëpia e tij pasi punoi 12 orë në nxehtësi 39 gradë Celcius.

Policia i tha Harris se nuk po e voziste me kujdes dhe po përdorte shishe të plastikës, andaj për këtë vendosi ta dënonte 150 euro.

“Nëse është kundër ligjit, atëherë unë do të paguaj gjobën, por nuk është e këndshme që të gjobitësh dikë në një ditë me 39 gradë, të cilit i nevojitet uji”, i tha ai për ABC.

Harris protestoi pasi u ndal, por oficeri i policisë i tha që ai duhej të bënte punën e tij.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!