Ndoshta UÇK-ja t’i shëron komplekset!

12:15 | 01 December 2021

E ka emëruar Bashkim Jasharin komandant të FSK-së, me bindjen e plotë se me këtë taktikë e përvetëson krejt UÇK-në, dhe kështu Forcat Mbrojtëse të Kosovës i shfrytëzon si Forcat Mbrojtëse të Albin Kurtit.

Nuk t’i shëron komplekset UÇK-ja e as nuk t’i mbulon deklaratat që i ke bërë kundër luftës së UÇK-së…t’i kish shëru komplekset UÇK-ja, por nuk ekziston!

Tash është një tjetër kohë, nuk është Kosova e shqiptarëve, e as s’i dihen mirë kufijtë ku i ka…
Bashkim Jashari u emërua komandant i forcave multietnike, ku ka edhe serbë që veprojnë drejtpërdrejt me urdhëra të Beogradit.

Gjatë luftës në Kosovë, pas masakrës së shtetit serb ndaj familjes Jashari, Albin Kurti ka deklaruar (me zë dhe me figurë):

‘Kurrë nuk do të kapja armë me dorë. Mes luftës dhe dorëziimit e pranoj zgjidhjen pa dhunë’!

Ka qenë kundër luftës së UÇK-së, e tash, i ka ardhur dita dhe po i shfrytëzon ata që kanë luftuar për lirinë e tij… këto taktika po i bën thjesht për nevojat e tij karrieriste.

Bashkë me Presidenten, e cila nuk e përmend UÇK-në, pa një zor të madh!

Bashkim Jasharii e ka Komandante supreme një grua që aq shumë nuk e ka dashur UÇK-në, sa që pa pushuar kurrë ka folur keq për komandantët e saj. Kurrë për asnjë moment nuk e ka ndalur propagandën kundër komandantëve të UÇK-së.

Nuk është ky privilegj për Bashkim Jasharin.

Është sakrificë, të bëhesh komandant me vendimin e dy figurave kundërthënëse, të cilët hapur ishin kundër luftës (ishin për zgjidhje pa dhunë).

Forca e Sigurisë së Kosovës e ka të ndaluar të figuroj në Veri, pa marrë leje.

Kjo tregon se de fakto Kosova është e ndarë!

E, nëse do të ishte komandant i Ushtrisë së Kosovës (me Presidente çiften time), do ta kishte një kuptim….

përndryshe, Albin Kurti nuk la vlerë pa e privatizuar.

Nëse ata para tij i privatizonin tokat, ky po edhe më keq, po e ‘privatizon’ sakrificën dhe idealet.

P.S. Me ditë ju qysh po ndihem, s’kishit ‘guxu’ me ma kundërshtu asnjë fjalë.

Komento: