Ndryshon gjithçka, Leao po transferohet në Premierligë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ndryshon gjithçka, Leao po transferohet në Premierligë

11:40 | 11 Qershor 2021

Rafael Leao mund të largohet nga Milani.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, agjenti i Rafael Leaos, Jorge Mendes është takuar me Drejtorin sportiv, Paolo Maldini.

Temë e diskutimit të takimit është një ofertë e ardhur nga Premierliga për portugezin, me Maldinin dhe Massaran që janë të gatshëm për të dëgjuar por pa nxitim.

E gjitha do të varet nga propozimi, sepse “Rossonerët” nuk pranojnë të shesin një lojtar që e blenë 25 milionë euro dy vite më parë që të shkojë me çmim më të ulët.

Pra, oferta duhet të jetë më e lartë, ose duhet te përmbajë ndonjë shkëmbim të mundshëm.

Komento: