Ndryshon moti: Fundjava me shi dhe reshje të dobëta bore

10:34 | 25 Shkurt 2023

Fundjava me shi dhe reshje të dobëta bore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë fundjavës do të mbajë mot i ndryshueshëm.

IHK njofton se të shtunën do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por me vranësira më të theksuara. Gjatë pjesës së dytë të ditës, kryesisht gjatë natës, parashihen riga shiu të cilat intensitetin do ta rritin të dielën.

Rigat e shiut në orët e vona të ditës së diele, parashihen të shndërrohen në reshje bore, kryesisht në formë sqote.

Të dielën përveç ndryshimit të parametrave meteorologjik parashihet edhe rënie të dukshme të temperaturave në të dy vlerat ekstreme, po ashtu edhe vlerat e presionit atmosferik do të kalojnë nën vlerat standarde.

Komento: