Në 1 vjetorin e Qeverisë Kurti, pushteti “i zapton” gati të gjitha studiot televizive

17:59 | 22 Mars 2022

Kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e tij e dytë sot kanë mbushur një vit që kur kanë marrë mandatin.

Ndonëse gjatë gjithë këtij viti Kurtit shpesh i ka munguar “guximi” për tu paraqitur në studiot televizive të mediave vendore, të paktën sonte Kryeministri i vendit ka paralajmëruar një adresim publik përmes një interviste.

Duke “i injoruar” gazetarët më me nam në vend, Kryeministri Kurti intervistën ka zgjedhur ta jap në televizionin publik, RTK, nga ora 20:10, shkruan Reporteri.

Por, për qeverisjen 1 vjeçare, përveç Kurtit sonte edhe në 5 studio televizive do të ketë paraqitje të deputetëve të partisë së tij, Lëvizja Vetëvendosje. Këta të fundit, për dallim nga shefi i tyre, paraqitjet në TV gjatë këtij viti i kanë pasur dukshëm më të shpeshta.

“Sot bëhen një vit nga votimi në Kuvend i Qeverisë Kurti 2 që erdhi si rezultat i votës plebishitare të 14 shkurtit 2021. Për të folur mbi të arriturat gjatë këtij njëvjeçari të qeverisjes në Televizionin Publik të Kosovës është i ftuar Kryeministri Albin Kurti, ndërkaq në televizione të tjera kemi të ftuar deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ju ftojmë t’i ndiqni!”, ka njoftuar LVV në facebook.

Komento: