Në 24 orët e fundit, u administruan mbi 4 mijë vaksina

15:14 | 06 Janar 2022

Mbi 4 mijë vaksina Anti-COVID u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë.

4 mijë e 120 vaksina Anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas kësaj ministrie, numri i vaksinave të administruara ka shkuar në 1 milion e 683 mijë e 758.

883 mijë e 11 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës. Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Komento: