Në Bardh të Madh aksident mes trenit dhe veturës, dy të lënduar

23:36 | 25 Gusht 2022

Aksident mes trenit dhe veturës, dy të lënduar në Bardh të Madh.

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes trenit dhe një veture, në fshatin Bardh i Madh, në Fushë Kosovë.

Të dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë, njofton Klankosova.

Rastin e ka bërë të ditur, Mirsim Beqiri, Kryesues i Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA).

Beqiri thotë se hetuesit e KHAIA-së po bëjnë ekzamimimin e vendit të ngjarjes.

Komento: