Në Bërnjak arrestohet një person i dyshuar për krime lufte

18:33 | 27 Prill 2024
ne-bernjak-arrestohet-nje-person-i-dyshuar-per-krime-lufte

Të shtunën në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, më saktë në Bërnjak është arrestuar një person me inicialet J.S.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftojnë se i njëjti dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i  njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

Komento: