Në bishtin e pandemisë, Kurti gjen kohë të takohet me Shpend Ahmetin

10:37 | 28 Maj 2020

Albin Kurti takohet me Shpend Ahmetin.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pritur në një takim nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e komunës, ku i pranishëm është edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Takimin e ka paralajmëruar edhe zyra e Kryeministrit në detyrë përmes një komunikate për media.

Kurti kishte deklaruar se do ta vizitojë komunën që udhëhiqet nga ish-bashkëpartiaku Shpend Ahmeti gjatë muajit maj.

Komento: