Në ditën e Pavarësisë, Kurti uron Slloveninë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Në ditën e Pavarësisë, Kurti uron Slloveninë

18:30 | 25 Qershor 2022

Sot Sllovenia feston ditën e Pavarësisë.

Në ditën e pavarësisë së Sllovenisë, kryeministri Kurti tha se Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj.

Më tutje, ai tha se është i bindur që bashkëpunimi dhe thellimi i marrëdhënieve mes dy shteteve, do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve.

Në gjuhën sllovene, Kurti në Twitter shkroi: Rroftë Sllovenia.

“Kosova gëzohet dhe gjen inkurajim në sukseset e Sllovenisë dhe qytetarëve të saj. Jam shumë i bindur se bashkëpunimi ynë dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Sllovenisë do të jetë i dobishëm për të ardhmen e dy vendeve tona. Naj živi Slloveni!”, ka shkruar Kurti.

Komento: