Në gjendje aspak të mirë, kështu duket pa grim “Zeynepi”

19:50 | 18 Tetor 2019

Ka kohë që atë nuk e kemi parë në ekran.

Aktorja turke, Cansu Dere, e njohur tek ne si “Zeynep Gunes”, u bë një nga protagonistet më të dashura për publikun shqiptar. 39-vjeçarja i dha jetë roleve të shumta, por një nga më të veçantat ishte ai i “Zeynepit” në serialin “Anne”, që u pëlqye shumë, transmeton rtv21.

Ani pse ishte larg ekranit për pak kohë, së fundi bukuroshja u pa në një qendër tregtare. Ajo u shfaq pa pikë grimi dhe do t’ju befasojë me dukjen.

Pas diplomimit në Departamentin e Arkeologjisë në Universitetin e Stambollit, Cansu Dere debutoi në TV dhe filma në fillim të vitit 2004. Në periudhën 2006-2008 ajo kishte një rol udhëheqës si Sila në serinë “Sila” me Mehmet Akif Alakurt.

Ajo luajti si ‘Defne’ me Kenan Imirzalioglu, në filmin “The Last Ottoman Yandim Ali”. Në vitin 2009, ajo ka luajtur në “Aci Ask”. Në vitin 2011, ajo luajti si protagoniste kryesore ‘Eysan’ në serinë televizive “Ezel”. Përveç aktrimit Cansu në vitin 2000 ishte zgjedhur “Miss Turkey”.

Komento: