Në janar, Barcelona kompleton transferimin ‘bombë’

14:48 | 10 Tetor 2021

Barcelona raportohet se është duke synuar të përforcohet me Raheem Sterling në afatin e janarit.

Sipas ”Daily Mail”, Sterling është shndërruar në prioritetin kryesor te kataluansit.

Barcelona do tentojë tranasferimin e reprezentuesit anglez gjatë afatit të janarit, por në formë të huazimit.

26-vjeçari ka mbetur në bankën rezervë te Manchester City, pas transferimit të Jack Grealish në verë.

Raheem Sterling ka kontratët të vlefshme me ”Qytetarët” deri më 30 qershor 2023. Ai në tregun e transferimeve vlerësohet me 90 milionë euro.

Komento: