Në janar Haaland nis bisedimet më këtë skuadër

20:00 | 13 Tetor 2021

Bisedimet e transferimit midis Manchester City dhe sulmuesit të Borussia Dortmund, Erling Haaland janë vendosur të fillojnë në janar thotë The Times.

Agjenti i 21-vjeçarit, Mino Raiola është i etur për negociatat që të fillojnë kur të hapet dritarja e transferimeve, me Cityn që konsiderohet si pararendës në garën për të nënshkruar me norvegjezin,përcjell ORAinfo.

Haaland pritet të largohet nga Dortmund vitin e ardhshëm, me raportin se ai ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh (64 milionë funte/87 milionë dollarë) në kontratën e tij aktuale./ORAinfo/

Komento: