Në këto vende do të ndalet rryma nesër

23:08 | 26 Janar 2021

Për shkak të punimeve në rrjet në dis vende nuk do të ketë rrymë nesër.

KEDS ka njoftuar se nesër do të kryejë punime në rrjet dhe si rezultat në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit të KEDS-it, punime për nesër janë planifikuar vetëm në rajonin e Ferizajt.

Lexo Edhe:
Dastid Pallaska tregon pse pranoi të jetë avokati i Thaçit
Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së energjisë elektrike:

1.

Në NS 35/10 kV Ferizaj II do të ndërprehen:

LP 10kV Sillosi me (kodi: 40041001) prej orës 09:00 deri në ora 10:00

Vendet: Ferizaj- një pjesë, Talinovci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.

Arsyeja: Krijimi i kushteve pa tension, ndarja e urave të tensionit të mesëm.

NS 10/0.4kV që do të mbesin pa furnizim në Stabiliment nga ora 09:00 deri 21:00,

TS Talinovci i Muhaxherëve (40041001012), TS Talinovci i Muhaxherëve (Lagjja afër kishës) (40041001213), TS Talinovci I Muhaxherëve (Lagjia afër kishës) (40041001265), Beli Eurofol (40041001233), N.T.P METRO Blerim Sabit Krasniqi (40041001243), Lagjja Iliria (40041001268), TS Drebangu (40041001001), TS afër Përmendores ”D. Islami” (40041001200), TS pllaci i Krasniqëve (40041001003), TS BEN – AF (40041001004), TS HIB (40041001005), TS Armani (40041001104), TS afër Spitalit ”Elita” (Jezerci Xhamprerës) ( 40041001201), TS Pompa e benzinës (Gllavicët-afër Ben-Af-it) (40041001211), TS Ganimete Tërbeshi (40041001058).

Vendet: Një pjesë e Talinovcit të Muhaxherëve, një pjesë e Talinovcit të Jerlive dhe një pjesë e bizneseve në rruga magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

Arsyeja: Energjizimi i kabllove të reja.

Komento: