
2 mijë e 705 raste aktive me Covid-19 në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën njoftoi se tre pacientë kanë vdekur dhe janë regjistruar 70 raste të reja me Covid-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.
Shifrat e rasteve të reja dalin pas testimit të 633 mostrave.
Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Kosovë arrin në 589.
IKSHPK njofton se janë shëruar edhe 122 persona, duke bërë që numri i të shëruarve të arrijë në 11.272. Raste aktive janë 2.705.
Kosova rastet e para me koronavirus i ka regjistruar më 13 mars.
Që atëherë, në Kosovë janë regjistruar 14.566 raste me koronavirusin e ri.