Në Kosovë janë vaksinuar mbi 61 mijë përsona

16:04 | 28 Maj 2021

Mbi 61 mijë të vaksinuar në Kosovë.

Në gjithë vendin gjatë së premtes janë vaksinuar mbi 500 persona në të gjitha qendrat e vaksinimit.

Përderisa në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë vaksinën e kanë marrë personat mbi moshën 65 vjeçare.

Niman Bardhi, koordinator i kësaj qendra për EO ka konfirmuar se procesi është duke shkuar në rregull dhe se në mbarë vendin vaksinën e kanë marrë mbi 61 mijë e 500 persona.

“Vetëm sot mbi 500 persona në nivel vendi janë vaksinuar, kurse nga dita e parë në nivel vendi mbi vaksinën e kanë marrë mbi 61 mijë persona”.

“Procesi është duke vajtur shumë mirë, është në nivelin e duhur”.

Komento: