Në Merdarë deri dy orë pritjet, kurse tek Dheu i Bardhë deri një orë

14:57 | 29 Gusht 2022

Dy orë pritje në Merdarë, kurse tek Dheu i Bardhë deri një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se edhe sot ka pritje ne dy daljet e pikave kufitare të Kosovës.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në dalje duhet të pritet deri në dy orë në Merdarë, kurse tek Dheu i Bardhë deri një orë.

Ndërkaq në ardhje nuk ka pritje për të hyrë në Kosovë.

Komento: