
Edona Llalloshi, vazhdon të jetë ende pjesë e skenës muzikore.
Që në fillimet e saj si këngëtare, ajo është shfaqur me një stil shumë të veçantë, i cili ka qenë shumë i thjeshtë, prandaj është pëlqyer shumë nga audienca e saj, shkruan ORAinfo.
Që nga paraqitje e saj e parë e deri më sot Edona ka ndryshuar pamjen dhe natyrisht edhe stilin e saj.
E tani kur kanë mbetur me pak se dy muaj nga viti i ri, kanë nisur organizimet për programin festiv për natën e Vitit të Ri.
Pjesë e këtyre programeve do të jenë pa dyshim edhe këngëtarët me të dashur të estradës.
Aty do të jenë edhe Sabri Fejzullahu, Sinan Vllasalihu dhe Edona Llalloshi. Kjo e fundi ka publikuar
një foto ku shfaqet në mesin e dy këngëtarëve të njohur.
“Në mesin e dy legjendave”, e ka përshkuar foton Edona, e cila shfaqet mahnitëse me fustan të gjatë e me shumë stil. /ORAinfo/

