Në mesin e të vdekurve në aksidentin në Klinë është edhe një fëmijë

20:31 | 26 Dhjetor 2021

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Klinë.

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 18:25 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Klinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur për lajmi.net se dy personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti, janë të gjinisë mashkullore.

“Të dy janë të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se për disa minuta Policia e Kosovës do të njoftojë opinionin për detaje të tjera rreth aksidentit.

Komento: