Në natën e Vitit të Ri, Valon Behrami merr lajmin e madh

00:52 | 01 Janar 2020

Një lajm i mirë ka ardhur për Valon Behramin.

Zviceranët do ta mbajnë mend gjatë ndeshjen e Kupës së Botës kundër Brazilit.

Më shumë se barazimi që morën, në mendje iu ka mbetur përformanca e jashtëzakonshme e Valon Behramit.

Ylli shqiptar e la në hije njërin nga futbollistët më të mirë në Botë, Neymarin.

Sulmuesi i PSG humbi të gjitha duelet me Behramin dhe gazeta “Blick” e konsideron si paraqitjen e dekadës.

“Rishikimi Kombëtar i një Dekade. Në ndeshjen e parë të grupeve të Kupës së Botës në Rusi, Zvicra luajti baraz 1-1 kundër Brazilit. Në duelin privat mes Valon Behramit dhe Neymar, luftëtari ynë përfundimisht ka avantazh!”, ka shkruar “Blick”.

Komento: